Rriten shpenzimet, pritet të mbulohen nga mbledhja e TVSH-së

Qeveria ka rishikuar buxhetin e vitit 2021 me akt normativ menjëherë sapo ka nisur zbatimin e buxhetit, duke shënuar një precedent të rrallë në këtë vendimarrje.

Ndryshimet këtë herë vijnë më optimiste, pasi jo vetëm që janë rritur shpenzimet, por edhe pritshmëritë për të ardhurat në buxhet projektohen me rritje.

Në total buxheti i këtij viti është rritur me 85 milionë Dollarë më shumë se ai i miratuar fillimisht, ku të gjitha këto shpenzime do të mbulohen nga rritja e të ardhurave nga taksat.

Qeveria pret që të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar do të shtohen këtë vit me 85 milionë Dollarë më shumë se planifikimi, por ka mbajtur të pandryshuar vlerësimin për prodhimin e brendshëm bruto.

Shtesat në buxhet do të mbështesin 3 zëra kryesorë: pagesën për ndihmën ekonomike dhe paaftësinë me 25 milionë Dollarë, 30 milionë të tjera shtohen te investimet publike për veprat me financim të brendshëm dhe 10 milionë Dollarë i shtohen fondit rezervë, 4.6 prej të cilave janë për naftëtarët e Ballshit.

Niveli i defiçitit nuk është prekur, ndërsa pritet që në fund të vitit borxhi i marrë për të mbuluar shpenzimet vjetore të arrijë në 6.5% të prodhimit kombëtar, ose 1.08 miliardë Dollarë.

Tv Klan