Maturantët: Vendimi, i paplotë. Të hiqen pyetjet jashtë programit

Komiteti i Maturës Shtetërore vendosi të ndryshojë mënyrën e vlerësimit për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë pas kërkesës për rishikimin e tij nga maturantë, mësues e prindër. Po ashtu koha për provimin e matematikës do të zgjatet me 30 minuta më shumë.

“Është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test, për të shmangur shqetësimin e maturantëve mbi notat e tyre, gjë që ka efekt të njëjtë për të gjithë ata. Kjo do të bëhet vetëm pasi të kemi rezultatin e pikëve të marra nga maturantët”

Këto vendime u cilësuan të paplota nga maturantët, që vijuan protestën edhe këtë të diel. Ata kërkojnë që të mos vlerësohen për asnjë nga 6 pyetjet që ishin jashtë programit orientues. 

“Duam që pyetjet jashtë programit orientues të mos përfshihen fare në vlerësim”

“Ajo ishte vetëm 1 nga 10 pikat e drafit që ne kemi dorëzuar në Ministri”

Maturantët vendosën të mos e bojkotojnë provimin e matematikës që do të zhvillohet të hënën, por thonë do të vijojnë me protestat.  

Tv Klan