AMF: Afat më i shkurtër për dëmshpërblim

Modeli i ri i policisë së sigurimit nga data 1 korrik do të jetë ky, siguracion i cili do të reflektojë edhe kushtet e reja mes drejtuesit të mjetit dhe shoqërisë së sigurimit në bazë të ligjit të ri për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton se siguracioni do të ketë domosdoshmërisht afatet e reja që kompanitë detyrohen të trajtojnë kërkesat për dëmshpërblim me vlerë deri në 100 mijë lekë, të cilat shkurtohet në 14 ditë nga 30 që ditë ishin më parë.

Po ashtu me policën e re një të dëmtuari nga një automjet i pasiguruar i lind e drejta që të kërkojë dëmshpërblim nga shoqëria e tij e sigurimit duke shmangur vargun dhe radhën e kërkesave që kishte më parë Fondi i Kompensimit.

Një tjetër element shtesë në kontratën e re është edhe “Raporti Evropian të Aksidenteve” i cili i jep të drejtë të aksidentuarve të zgjidhin me mirëkuptim dëmet deri në 30 mijë lekë pa përfshirë policinë, duke përfituar dëmshpërblim nga shoqëria e sigurimit. 

Njëkohësisht me siguracionin e automjeteve do të ndryshojë edhe modeli i fletës për kartonin jeshil dhe sigurimin për udhëtarët e transportit publik, ku dhe do të reflektohen limitet e dëmit që do mbulohen nga kompanitë e sigurimeve.

Tv Klan