Ndryshon pamja, Instagram bëhet i errët…

Ndryshon pamja, Instagram bëhet i errët…

22:17 08/10/2019

Instagram prezanton zyrtarish versionin e ri të errët (dark mode) të aplikacionit. Përmes një postimi në Twitter mbrëmjen e të hënës, drejtori i Instagram, Adam Mosseri, njoftoi se të gjithë përdoruesit e iOS 13 dhe Android 10 do të mund të përdornin versionin e ri i cili zëvendëson pamjen e zakonshme të bardhë me tektin e zi, në një sfond të errët me shkronja të bardha.

Pamja e re është në varësi të parametrave të telefonit tuaj, pra si përdoruesit e Android dhe Apple duhet të kthejnë telefonin e tyre në “dark ose night mode” për t’ju shfaqur pamja e re e Instagram.

Kjo risi është konceptuar jo vetëm për të krijuar një thjeshtësi në syrin e përdoruesve, por konsumon më pak energji.

Instagram nuk është aplikacioni i vetëm që teston versionin e errët, pasi më parë është bërë zyrtare nga YouTube prej Korrikut, ndërsa WhatsApp po kryen testime në disa versione të Android. Në telefonat tuaj mjafton të ndiqni udhëzimet më poshtë dhe shijoni pamjen e re:

Në iPhone: Settings > Display > Brightness > Dark
Në Android: Setting > Display > Advanced > Dark
/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT