Qeveria ka rishikuar për herë të dytë buxhetin e vitit 2017-të me akt normativ. Kjo ishte një nismë e pashmangshme për kabinetin Rama 2, i cili është riformatuar dhe shumë institucione të bashkuara me njëra – tjetrën rezultonin pa buxhet.

Numri i punonjësve në organigramën bazë është ulur me 362 nëpunës, ndërsa financat kanë llogaritur edhe njëherë të ardhurat që presin nga taksat. Në total parashikohet të mblidhen 40 milion dollarë më pak nga tatimet dhe po ashtu shpenzimet do ulen me 50 milion dollarë.

Këshilli i Ministrave pret që bashkitë të kenë një performancë të dobët në mbledhjen e taksave me 35 milion dollarë më pak, të cilat do t’ia ulë të transferta buxhetore që shkon për llogari të pushtetit vendor. Po ashtu me rënie programohet të jenë edhe mbledhja e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Shkurtimet e tjera kapin fondet që buxheti jep për ish – të përndjekurit me 3 milion dollarë, 10 milion do të zbritet nga fondi i pagave dhe ndërsa rriten shpenzimet në infrastrukturë.

Me këtë buxhet, qeveria nuk programon të japë më mbështetje për sektorin energjisë elektrike, i cili duhet të importojë energji deri në fund të vitit. 

Tv Klan