Ndryshon praktika për transplantin e organeve

Ndryshon praktika për transplantin e organeve

21:26 06/08/2019

Në të ardhmen transplantet e organeve do të jenë më pak problematikë për pacientët marrës. Kjo do të thotë se nuk do të jetë e nevojshme terapia paraprake që bëhet kundër mospranimit të një organi. Mund të funksionojë një tjetër terapi përgatitëse e cila bazohet mbi injektimin e qelizave të dhuruesit tek pacienti pritës. Ato do mësojnë organizmin e pacientin të pranojë organin për transplant, duke evituar kështu sulmet nga sistemi imunitar.

Transplantet e organeve shpejtojnë jetë njerëzish, mirëpo pas pranimit të organit të transplantuar, pacientët detyrohen të marrin ilaçe për të mbrojtur organin e huaj, medikamente që duhen marrë gjithmonë kanë jo pak efekte anësore. Alternativë, sipas kërkuesve amerikanë, është pikërisht teknika që ndikon tek sistemi imunitar i pacientit që merr organin, përmes injektimeve paraprake të qelizave të gjakut të dhuruesit.

Në testimet në laborator mbi majmunët, rezultatet me këtë teknikë kanë qenë pozitive dhe kafshët nuk kanë paraqitur asnjë problem të paktën deri dy vjet pas ndërhyrjes.

Studimi i realizuar nga Universiteti i Minnesotes është publikuar në revistën shkencore ‘Nature Communications’.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT