Mbeten të pandryshuar benzina dhe gazi i lëngshëm

Brenda 24 orësh Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve në vend. Në pikat e karburanteve 1 litër/naftë do të tregtohet me 6 Lekë më pak, nga 255 Lekë për litër në 249 Lekë për litër.

Bordi njoftoi gjithashtu që nga pasditja e 29 Qershorit çmimi i benzinës me pakicë të mbetet i pandryshuar me 242 Lekë/litri. Edhe çmimi i gazit për automjetet mbetet i njëjtë me 83 Lekë/litri.

Ulja e çmimeve të karburanteve vjen në një kohe kur në bursën ndërkombëtare prej 13 Qershorit çmimi i naftës ka pësuar ulje. Këtë të mërkurë në bursën e Teksasit një fuçi naftë u tregtua në vlerën 111 Dollarëve, ndërsa në atë të Londrës 118 Dollarë për fuçi.

Çmimet e vendosura nga Bordi i Transparencës pritet të qëndrojnë në fuqi deri në vendimin e radhës. Këto janë çmimet tavan të vendosura nga bordi, pasi pikat e karburanteve mund ta shesin më lirë, ndërsa në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit

Tv Klan