Mbërrijnë 15, 210 vaksina Pfizer



Mbërrijnë 15, 210 vaksina Pfizer

21:20 01/03/2021

Rama: 30 mije dozat e tjera në Prill

Në Shqipëri mbërriti sasia e tretë e dozave të vaksinave nga Pfizer. Mbrëmjen e së martës mbërritën edhe 15, 210 vaksina Pfizer, duke e çuar ne mbi 32, 800 totalin e dozave te marra deri  tani nga Shqipëria.

Kreu i qeverisë tha se brenda marsit do të vijnë edhe dozat e para nga COVAX, ndërsa 30 mijë doza të tjera nga Pfizer pritet të vijnë në muajin Prill.

“Do marrim 30 mijë doza Prill, dhe do fillojë çdo muaj pa ndërprerje. Kam shumë  besim shumë shpejt  do të kemi një lajm shumë  të mirë , sepse kemi të konfirmuar 14 mijë dozat e para nga Astra Zeneca nga COVAX”

Sezoni veror tha kreu i qeverisë do e gjej Shqipërinë të hapur për turistët, pasi pranvera do të jetë vetëm për vaksinimin e anti-Covid.

“Po punojmë me disa burime të tjera dhe do të kemi mundësinë e një vaksinimi intesiv për të thyer do bëhet një sezon turistik me rënie drastike dhe mund të jemi të hapur të gjithë ata që duan të vijnë”.

Për të gjithë ata që pyesin se kur do marrë fund situata e pandemisë në Shqipëri, Rama tha:

“Durim, durim, durim. Është luftë e madhe tregtare prandaj durim”.

Tv Klan







Të ngjashme