Ndryshon sistemi i votimit në “Kënga Magjike”

Ndryshon sistemi i votimit në “Kënga Magjike”

21:35 15/09/2019

Në eksperiencën 20 vjeçare të Festivalit Kënga Magjike, thembra e Akilit ka qenë Votimi. Që prej vitit 2010, këngëtarët gjysmëfinalistë, kanë deklaruar votën e tyre të hapur, duke përcaktuar kështu këngëtarët e natës finale dhe fituesin e festivalit.

Ky vit sjell një ndryshim rrënjësor në sistemin e votimit. Këngëtarët do të vijojnë t`i deklarojnë votat e tyre hapur, dhe ata çmimin e parë e vlerësojnë me 30 pikë. Pjesë e votimit do të jenë edhe anëtarët e jurisë, të cilët duhet të dalin me një vendim unanim, dhe për çmimin e parë do të kenë në dispozicion 150 pikë.

Por, në këtë edicion, do të votojë edhe publiku, dhe ata kanë jo pak, por 300 pikë për çmimin e parë të festivalit.

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT