Kombëtarja mund të ndryshojë skemë me Islandën. Trajneri Edy Reja aplikoi reshtimin 3-5-2 në stërvitje, dhe sipas sulmuesit Armando Sadikut, pritet të përdoret në sfidën 8 Qershorit në Rekjavik.

“Provuam në stërvitjen skemën 3-5-2, që do të përdoret në ndeshjen me Islandën. Reja duket që i pëlqen të qëndrojë në fushë dhe të japë këshilla dhe të marrë opinione”.

Në skuadër është kthyer harmonia dhe kjo është një pikënisje për të rithyer të suksesshme Shqipërinë sipas mbrojtësit Ardian Ismajli.

“Ekipi të ketë harmoni siç është tani dhe më pas vijnë rezultatet. Shqipëria do të kthehet sërish”.

Kuqezinjtë synojnë të marrin maksimumin në ndeshjet e radhës me Islandën në transfertë dhe Moldavinë në shtëpi për të rifituar terrenin e humbur.

Tv Klan