Ende nuk ka konsensus mes opozitës dhe mazhorancës

Parlamenti do të votojë në 1 Tetor ndryshimet e Kodit Zgjedhor të propozuara nga Partia Socialiste dhe për të cilat ende nuk ka konsensus në Këshillin Politik. Bëhet fjalë për draftin e propozuar nga Partia Socialiste që parashikon hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, sipas një mekanizmi të përcaktuar në amendime.

Socialistët thonë se në këtë mënyrë listat janë të hapura 100% dhe se respektojnë votën parapëlqyese të zgjedhësve. Por sipas opozitës, listat nuk hapen 100% dhe qëllimi i mazhorancës ishte vetëm ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.

Debatet e fundit në Këshillin Politik kanë qenë për një kërkesë që duhet t’i drejtohej OSBE/ODHIR, që është refuzuar nga socialistët, të cilët tashmë paralajmërojnë votimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Tv Klan