Koleksioni Aria shënon 100-vjetorin e Gucci-t

Gjenitë e modës, Alessandro Michele, drejtori krijues i Gucci-t dhe Denma Gvasalia i Balenciagas bashkuan idetë duke realizuar një bashkëpunim mahnitës.

Michele i bëri homazhe Tom Ford-it me një seri kostumesh që kujtonin atelienë e ish-shefit të tij.

“Tom ishte i pari që kuptoi se Gucci kishte këtë fuqi kulti, fuqinë e simboleve, një lloj magnetizmi, fuqinë e një vendi që unë e përshkruaj si një klub”, ka thënë Michele.

‘Aria’ shënon 100-vjetorin e Gucci-t, si dhe bashkëpunimin me “Balenciaga” dhe referencat “Tom Ford” në këtë koleksion.

Kjo ishte një nga kthesat më të papritura të koleksionit që Michele huazoi nga Balenciaga, shtëpia e modës në Paris në pronësi të së njëjtës kompani që ka dhe Gucci-n.

Një vëmendje të madhe në këtë debutim mori edhe Joland Novaj, modeli nga Kosova i cili shkëlqeu në pasarelën e shtëpisë prestigjoze të modës. Nëpërmjet një postimi në Instagram ai u shfaq me lot në sy nga gëzimi.

“Nuk mund ta besoj se po shikoj veten të sfiloj për “Guçi Aria Show”, një nder i madh të jem pjesë e saj. Në foton e fundit janë lot gëzimi!”, shkroi Joland.

Klan News