Takimi historik mes Donald Trump dhe Kim Jong-Un konfirmohet për në 12 Qershor në Singapor. Lajmi u dha nga vetë presidenti amerikan, pasi priti në Shtëpinë e Bardhë një delegacion me zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut.

“Vizita shkoi mirë, do të takohemi më 12 qershor në Singapor. Do të njihemi shumë mirë nga afër. Nuk besoj se do të ketë vetëm një takim, do të jetë një proces përmes së cilit do të ndërtohen marrëdhëniet tona”.

Presidenti Trump konfirmoi se Peniani është i gatshëm për eliminimin total të arsenalit bërthamor. Në takimin historik do të marrë pjesë edhe Koreja e Jugut. Trump theksoi se do të diskutohet edhe firmosja e traktatit të paqes mes dy koreve, për t’i dhënë fund konfliktit të vitit 1950, që aktualisht mbahet i ngrirë vetëm përmes një armëpushimi.