Sali Zani është një prej mësuesve të gjimnazit që ka kaluar breza të tërë studentësh, por si e tregon ai historinë e qytetit?

Në një intervistë që ka zhvilluar për emisionin “Opinion” në TV Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu, ish-mësues Zani thotë se Gramshi është krijuar në vitin 1960 si qytet.

Blendi Fevziu: Kur është krijuar Gramshi?

Sali Zani: Në 1960 është krijuar si qytet. Fillimet i ka në shekullin e XV dhe mendohet se ka rënë një zjarr dhe më pas, banorët janë ngjitur lart në një fshat. Në vitin 1960 kishte vetëm disa shtëpi. Në 1960 u hap uzina ushtarake dhe kërkonte punëtorë, ndaj u bë qytet.

Punëtorët erdhën nga fshatrat. Punëtorët erdhën nga të gjithë fshtarat përreth. Ata ishin punëtorë dhe më pas u kualifikuan. Kishim shkollë të mesme mekanike, ku njerëzit përgatiteshin për punë. Kjo ishte një zonë e thellë. Kjo këtu është banesa e parë dhe tani është e riparuar.

Sot nuk ka më shumë se 15 mijë banorë që janë të ardhur nga zonat rreth e rrotull Gramshit. Bujqësi dhe blegtori ka pasur Gramshi, vitet e fundit po merren me bimët medicionale. Kuçova pjesën më të madhe të sipërfaqes e ka me lavandër./tvklan.al