Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, do të nisë testimin e udhëtimeve në hapësirë me njerëz në bord vitin e ardhshëm. E nëse gjithçka shkon mirë turistët e parë, një grup prej 6 personash do të mund të shijojnë një eksperiencë të shkurtër të udhëtimit në hapësirë në vitin 2018.

Vetë Bezos ka shpjeguar se nuk synon të ofrojë udhëtime hapësinore turistike për qytetarët e thjeshtë. Objektivi i tij është të perfeksionojë aparaturat duke bërë rreth 100 udhëtim përtej orbitës, brenda një viti.

Siguria, ka nënvijëzuar ai, është objektivi numër një.

Sipas Bezos janë rreth qindra njerëzit që kanë shprehur interes për një udhëtim me pagëse të këtij tipi.

Për momentin “Blue Origin”, e themeluar në vitin 2000, ka realizaur dy hedhje në hapësirë dhe në të dyja rastet çdo gjë ka shkuar mbarë në kthimin në Tokë.

Sipërmarrësi tashmë ka lejuar për gazetarët të vizitojnë zyrat qendrore të kompasnisë së tij hapësinore “Blue Origin” në afërsi të Seattle.

Por “Blue Origin” nuk është  vetmja kompani private hapësinore në SHBA. Në këtë sektor janë prezente dhe emra si “SpaceX” në pronësi të Elon Musk dhe “Virgin Galactic” e cila zotërohet nga Richard Branson./tvklan.al