Në 2020 nuk do ketë më prodhim të qeseve

Në 2020 nuk do ketë më prodhim të qeseve

19:50 07/09/2019

Ministri Klosi në aksionin për pastrimin në Malin e Dajtit

Brenda vitit 2020 nuk do të ketë më prodhim të qeseve plastike. Premtimi është bërë nga Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, i cili së bashku me të rinjtë e “Smile Albania” mori pjesë në një aksion pastrimi zhvilluar në malin e Dajtit.

“Në operacionin tonë ‘Clean and Green 2020’ një nga pikat e rëndësishme ka qenë eliminimi i qeseve plastike, prandaj brenda këtij viti ne do të kalojmë ligjin që kufizon në pranverën e vitit 2020 përfundimisht qeset plastike në vendin tonë dhe brenda vitit 2020 eliminimin e të gjithë plastikës”.

Ministri Klosi i bëri thirrje pushtetit vendor por edhe organizatave të shoqërisë civile që të ndërgjegjësohen e të kontribuojnë për një mjedis sa më të pastër në vend.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT