“Rritje e dukshme në krahasim me 2010 që u shpenzuan 24.6 miliardë lekë”

Open Data Albania e cila hulumton mbi shpenzimet në shëndetësi në vitet 2010-2020 referuar INSTAT, ka publikuar shpenzimet përkatëse në këtë fushë.

Në vitin 2010 për këto katër programe të shëndetësisë u shpenzuan 24.6 miliardë lekë, ndërsa dhjetë vjet më vonë në 2020 sipas buxhetit kjo vlerë ka arritur 39.6 miliardë lekë ose 320 milionë euro.

Rritja me bazë vjetore e totalit të shpenzimeve të Buxhetit të Shtetit në vitin 2020 kundrejt 2019 është me plus 17.8%. Duke qenë një vit pandemie dhe vit emergjence shëndetësore Programet e Drejtpërdrejta Shëndetësi nuk kanë marrë të njëjtën masë rritjeje. Tek katër programet e shëndetësisë rritja në vitin 2020 kundrejt 2019-ës është me plus 9.9%.

Shpenzimet faktike për banor për frymë, të kryera për shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor, dytësor, shëndetit publik dhe shërbimin kombëtar të urgjencës, gjatë viteve 2010 -2020, kanë variuar nga 8,447 deri 13.923 lekë për frymë, ose shprehur në Euro rezultojnë nga 61-113 euro si shpenzime vjetore. Nga kjo analizë konstatohet se shpenzimet shëndetësore për banor janë relativisht të ulëta në vendin tonë.

Klan News