Lame: Synimi i Kadastrës shpejtësia dhe shërbimi cilësor
Gjatë vitit 2022 janë lëshuar rreth 250 mijë certifikata pronësie nga 127,000 që u lëshuan në vitin 2018. Këto shifra i bëri të ditura Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, duke theksuar se shërbimet merren shumë më shpejt.
“Kur aplikon, koha mesatare e dhënies së shërbimeve, po të shihet nga grafikët nga 130 ditë, është reduktuar në 21 ditë. Vjet ishte 23 ditë, parvjet 24 ditë. Pas hyrjes në fuqi të ligjit ka ndryshime drastike. Në vitin 2022, jemi te 22 ditë mesatarja. Teorikisht jemi te afati ligjor që është 21 ditë. Ajo që mbetet në këtë pikë është sfida e institucionit është cilësia e përgjigjes.”
Lame tha se gjatë 2021 kishte një numër rekord aplkimesh sa i përket pronave, me 1.5 milionë aplikime në total.
Lame nënvizoi se përpos shtimit të shërbimeve, synim mbetet edhe cilësia e shërbimit të Kadastrës duke minimizuar në maksimum kohën e pritjes për qytetarët.
Klan News