Studimi: Niveli i ujit rritet me 1 metër. Apeli për marrjen e masave urgjente

Ngrohja globale vijon të sjellë pasoja në ekosistem. Sipas një studimi të fundit të bërë nga Instituti i Potsdamit për Studimin e Pasojave Klimatike thuhet se deri në vitin 2100 niveli i deteve do të rritet me një metër dhe në 2300 në më shumë se pesë metër.

Ky është rezultati i një studimi aktual të 106 ekspertëve. Edhe përhapja e pandemisë ka reduktuar ndjeshëm ndotjen e ajrit për shkak se aktiviteti njerëzor është edhe më i pakët, kjo nuk ka ndikuar njëlloj edhe në uljen e ngrohjes globale.

Sipas ekspertëve janë vetë njerëzit ata që e kanë në dorë natyrën, duke mos e shkatërruar atë. Në bazë të studimit më të rrezikuar janë miliona njerëz që jetojnë në zonat bregdetare.

Nëse emetimet e gazrave që shkaktojnë efektin serë nuk pakësohen ngrohja mesatare globale do të jetë rreth katër gradë e gjysmë celsius. Shkencëtarët i kanë bërë thirrje qeverive për të marrë masa të menjëhershme për të frenuar kështu ndonjë katastrofë.

Efektet e rritjes së nivelit të deteve lidhen kryesisht edhe me shkrirjen e akullnajave në Antarktidë dhe Groelandë. Mburojat e akullnajore po e humbasin masën e tyre gjithnjë e më shpejt, për shkak të ngrohjes globale.

Gjithashtu edhe në Groelandë shkencëtarët kanë vënë re një rritje të temperaturave aspak e zakontë për atë vend. Në këtë vend është rritur mbi 6 gradë Celcius.

Këshillit Botëror i Klimës e ngriti këtë problem gjatë kohëve të fundit ku niveli i deteve do të rritet me gati dy të tretat. Ndërkaq edhe Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA ka deklaruar se ky vit po ndjek të njëjtën tendencë si në 2016, ku niveli i deteve edhe oqeaneve u rrit ndjeshëm.

Klan Plus