Të mërkurën e 24 Marsit, ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë duke u akuzuar për krime lufte, do të dalin para trupit gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kjo ditë qëllon të jetë në përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në caqet serbe, që kishte nisur më 24 Mars 1999, njofton Klan Kosova.

Edhe pse kjo datë zakonisht kujtohet me krenari nga kosovarët, kësaj here, banorët e Burojës e Broboniqit thonë se është më e zbehtë për shkak të akuzave ndaj atyre që e mbrojtën pragun e shtëpisë./klankosova