Hera e parë që ndodh prej Marsit 2020

Për herë të parë pas 14 muajsh pandemi në Shqipëri, në Spitalin Infektiv nuk është paraqitur asnjë rast për t’u shtruar për shkak të komplikacioneve të rënda nga Covid-19.

Burime për Tv Klan bën më dije se aktualisht në spitalin infektiv janë të shtruar 40 pacientë, ndërsa tek ai Shefqet Ndroqi janë 38 pacientë. Në dy spitalet Covid në Tiranë rezultojnë 78 pacientë të shtruar.

Por prej një muajsh situata në spital paraqitet në shifra të ulta shtrimesh.

Për këtë arsye në 9 Prill u mbyll edhe spitali Covid 4, ndërsa në 19 Prill u boshatis nga pacientët edhe spitali Covid 3 tek ish-kirurgjia e vjetër. Por Ministria e  Shëndetësisë njoftoi se këto struktura ato do të vijojnë të jenë në gatishmëri për çdo situatë të pandemisë.

Në Shkurt Shqipëria arriti numër rekord  të shtruarish në spital dukë bërë që autoritet të hapnin edhe tre spitale rajonalë. Në 28 Shkurt në 4 spitalet Covid në tiranë dhe tre rajonalë ishin të shtruar 662 pacientë, 49 në terapi intesive dhe 14 të intubuar.

Shkurti ishte muaji i zi edhe për viktimat nga Covid. Për shkak virusit  në  vend humbën  jetën 416 qytetarë shqiptarë. Rekordin në Shqipëri  e mban muaji Mars me bilancin tragjik të 439 viktimave nga Covid-19.

Tv Klan