Situata e Covid në Indi duket se po përmirësohet. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Indi, në 24 orët e fundit janë regjistruar 196, 427 raste të reja. Kjo është shifra më e ulur e rasteve ditore ne muajin e fundit.

Shifrat e 24 orëve të fundit janë shumë larg nga raportimet e ditëve të mëparshme, ku çdo ditë kishte 300 mijë raste me Covid-19. Nga ana tjetër në 24 orët e fundit u regjistruar dhe 3,511 viktima, shifra më e ulët për gjatë gjithë muajit Maj.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në Indi ka deklarua se javor i pozitivitetit kishte rënë në 12.6% dhe 72% e rasteve aktive të vendit po raportoheshin nga tetë rajone.

India është një nga vendet më të prekura nga Covid, pasi renditet në vendin e dytë pas SHBA për sa i përket rasteve të infektimeve dhe në vend të tretë në renditjen globale për numrin e viktimave./tvklan.al