Në 3 muaj aksion gjobiten 587 tatimpagues

Në 3 muaj aksion gjobiten 587 tatimpagues

15:46 07/10/2019

Shkeljet më të mëdha në sektorin e bar-restoranteve

Në 3 muaj kontrolle në terren, nga 4 Korriku e deri në fund të muajit Shtator, administrata tatimore ka gjobitur 587 tatimpagues për moslëshim të kuponit tatimor.

Në total janë kryer 1905 kontrolle, duke rezultuar se një e katërta e bizneseve nuk zbatojnë ligjin për deklarimin e saktë të shitjeve.

Shumica e shkelësve bëjnë pjesë në sektorin e shërbimit, kryesisht bar-restorante. Ndërsa qytetet që kanë patur shkeljet më të mëdha janë Durrësi, Vlora, Saranda dhe Tirana.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori