Ahmetaj fton “opozitën e përgjegjshme” të vizitojë kantierët

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, nuk i ka kursyer komplimentet për opozitarë e rinj që tradhtuan partitë e tyre PD dhe LSI duke i konsideruar një minorancë shumë të përgjegjshme dhe i ka ftuar ata që ta shoqërojnë atë gjatë inspektimeve në godinat që, por rindërtohen pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Ahmetaj deklaroi se kosto e rindërtimit nga tërmeti është përllogaritur në rreth 680 milionë dollarë dhe ky program do të vijojë deri në vitin 2022. Brenda 31 Dhjetorit do të jenë gati 600 banesa individuale në Shijak dhe në Tiranë. Ministri tha se Italia ka 4-10 vjet vonesa për procesin e rindërtimi dhe ka dhënë vetëm kredi të buta dhe jo çelësa në dorë për shtëpi të reja që qytetarët do i kenë prona dhe mund t’i shesin.

Për buxhetin e rindërtimit deri tani janë alokuar 34 miliardë lekë ndërsa vitin tjetër 28 miliardë lekë dhe në vitin 2022 janë caktuar 6 miliardë lekë. Sipas tij, në çadra aktualisht janë 2 mijë e pak familje kanë marrë bonus qira, por kanë refuzuar për shkak të lidhjeve që kanë me tokën apo shtëpi. Deri tani janë paguar 21 894 përfitues ndërsa janë për t’u rindërtuar 167 shkolla. Deputeti Halit Valteri u shpreh se e keqja nuk ka kaluar pasi qytetarët ende po vuajnë pasojat dhe po jetojnë në çadra.

Ndërkohë që më pas deputetët do të votojnë sërish ndryshimet në Kodin Zgjedhor pavarësisht kërkesave nga ndërkombëtarët për pritur opinionin e Komisionit të Venecias.

Klan Plus