Ministria e Shëndetësisë: Mbi 10,832 doza të para për moshat mbi 18 vjeç

Nga 19 Korriku deri më 24 Korrik në javën e vaksinimit të hapur janë kryer mbi 55,971 injektime anti-covid, prej të cilave mbi 10 mijë e 832 janë doza të para për moshat mbi 18 vjeç.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, interesi ka qenë i lartë nga të rinjtë për t’u imunizuar, si nëpërmjet njësive të lëvizshme, po ashtu dhe në pikat e përqendruara te vaksinimit apo në qendrat shëndetësore.

Ndër të tjera sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë që prej nisjes së procesit të vaksinimit janë mbi 1 milionë e 134 mijë injektime, ku mbi 496,714 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-covid.

Procesi i vaksinimit masiv të popullatës do të vijojë pandërprerje gjatë gjithë Verës. Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur mbi 1 milionë e 611 mijë vaksina, ndërsa këtë të hënë mbërrijnë edhe 44 mijë doza të tjera Pfizer.

Klan News