Nëse gjykon saktë ndeshjet merr deri 50 mijë Paund bonus

Në çdo vend të botës arbitrat përmenden në shumicën e rasteve për vendimet kundër ndaj ekipeve. Në Angli kanë menduar t’i shikojnë me lupë punën e tyre, duke e konvertuar me para atë që japin në fushë.

Arbitrat e Premier League paguajnë për gabimet e tyre. Gazeta Daily Mail shkruan se vendimet jo të drejta i kushtojnë deri 50 mijë Paund. Kjo shumë parashë përkon me bonuset që një arbitër merr nëse është i saktë në gjykimin e ndeshjeve.

Një vlerë e tillë nuk është e pakët, pasi pagesat bazë për një arbitër në sezon shkojnë nga 110 mijë deri në 120 mijë Paund.

Pas do takimi secili prej tyre merr pikët për paraqitjen e bërë. të gjitha veprimet vlerësohen madje edhe nëse konsultohesh me sistemin VAR ose jo.

Tv Klan