Agim Selmanllari u dënua me 6 muaj burg nga një gjykatë britanike, për kultivim kanabisi dhe vjedhje të energjisë elektrike. Ai u arrestua pasi autoritetet zbuluan një fabrikë kanabisi në Nuneaton të Anglisë. 32-vjeçari, sipas mediave, kishte shkuar në Britani i fshehur në një kamion nga Franca, me qëllim që të fitonte para për t’i sjellë në Shqipëri, ku jeton djali i tij i vogël i sëmurë.

Por një moment që mbërriti në këtë shtet, Selmanllari u dërgua në një shtëpi në rrugën Arbury dhe iu tha se duhet të kujdesej për kanabisin, si mënyrë për të paguar borxhin prej 9 mijë paund të cilin ia kishte atyre që i kishin siguruar rrugën drejt Britanisë së Madhe.

Para gjykatës së Warwick, Selmanllari tha se madje ishte kërcënuar edhe me familjen e tij në Shqipëri, nëse nuk bënte siç iu ishte kërkuar.

“Coverty Telegraph” shkruan se 32-vjeçari, pasi të përfundojë dënimin me 6 muaj burg, do të kthehet mbrapsht në vendin tonë. Në shtëpinë në rrugën Arbury, autoritetet gjetën mbi 300 bimë kanabisi, gjatë një operacioni të zhvilluar në Nëntor të 2017-s./tvklan.al