Së shpejti do të dalë në ankand ditari I bordit të misionit Apollo 11 që zbarkoi në Hënë. Me rastin e 50 vjetorit, shtëpia e famshme Christies ka organizuar në 18 Korrik në New York ankandin e rreth 200 sendeve që janë përdorur për herë të parë nga njeriu në një trup qiellor jashtëtokësor.

Vëmendja pra do të jetë mbi misionet e famshme të Nasës në vitit 60-70 të shekullit të kaluar, përfshirë foto me autografe nga astronautët, harta, aparat fotografikë. Por gjëja më e rëndësishme vlerësohet të jetë pikërisht manuali i bordit të misionit të famshëm Apollo 11 që u përdor nga Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin për të drejtuar modulin Eagle mbi sipërfaqen e hënës në korrikun e 1969. Në të gjenden ende gjurmë të pluhurit hënor, rreth 150 shënime të astronautëve, koordinata dhe mendohet se vlera fillestare e tij e shitjes të nisë nga 7-9 mln $.

Shtëpia e ankandit bën të ditur se ai manual ka një vlerë të rrallë historike, duke patur parasysh se është I vetmi në të cilin ka edhe shënime me shkrim dore nga ekuipazhi njerëzor i anijes kozmike në hapësirë , pasi në misionet e ardhshme çdo gjë do të jetë e dixhitalizuar.

Klan Plus