Një anëtar i grupit mafioz italian “Camorra” është arrestuar në Portugali pas 20 vitesh në arrati.

Ai u arrestua në veri të Portugalisë, ndaj të cilit ka një urdhër-arresti europian.

69-vjeçari është dënuar me 15 vjet burg për trafik droge 21 vite më parë, dhe u burgos. Por u arratis nga qelia në atë kohë dhe deri më sot ishte në kërkim.

Mafiozi italian doli para një gjykatësi portugez dhe do të qëndrojë në paraburgim deri kur të ekstradohet në Itali.

/tvklan.al