Një 36-vjeçar është arrestuar në kryeqytet pasi kishte thyer masën e sigurisë, “arrest shtëpie”.

Ky i fundit, i dënuar më parë për “Heqje e paligjshme e lirisë”, është arrestuar ndërsa qarkullonte lirisht në zonën e Freskut dhe Komunës së Parisit në Tiranës.

 Materialet procedurale për shtetasin me iniciale  T. B.,  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /tvklan.al