Në fushë edhe lojtarë shqiptarë

Futbolli është ndalur në pjesën më të madhe të kontinentit për shkak të Covid-19, por në disa shtete vijon. Në Bjellorusi në ndeshjet e kupës ishte në fushë Elis Bakaj për Dinamo Brest. Skuadra e tij kaloi në gjysmëfinale pas goditjes së penalltive në sfidën me Isloch. Dinamo u mbështet edhe nga tifozët e saj në stadium.

Në Turqi po luhet pa tifozë. Me skuadrat e kategorisë së dytë aktivizohen shqiptarë. Gentian Selmani dhe David Domgjoni u aktivizuan në barazimin 2-2 që Menemenspor me Istanbulspor. Selmani shmangu edhe gola të tjerë me pritjet e tij. Sokol Cikalleshi nuk arriti të shënonte në ndeshjen e radhës edhe pse luajti gjatë të gjithë kohës në sfidën në shtëpi të Akhisarspor me Erzurumspor që përfundoi 0-0.

Tv Klan