Lukashenko: Sporti është ilaçi më i mirë për viruset

Në Bjellorusi jeta vijon normalisht pavarësisht përhapjes së koronavirusit dhe këtu nuk bën përjashtim sporti.

Presidenti i vendit Alexander Lukashenko zbriti në fushë vetë duke luajtur hokej në akull.

65-vjeçari në një deklaratë për televizionin shtetëror nuk shprehu shqetësim për situatën, madje duke bërë edhe batuta. 

“Nuk ka viruse këtu. Nuk shoh. Ky është një frigorifer. Sporti, në veçanti ata mbi akull, janë ilaçi më i mirë për anti-virusin. Me këtë psikozë kemi bllokuar ekonominë thuajse në të gjithë botën”.

Në Bjellorusi janë zyrtarizuar 94 raste, deri më tani pa viktima. Në këtë vend po mbahet rregullisht edhe kampionati i futbollit, ku aktivizohen edhe Elis Bakaj dhe Azdren Llullaku.

Tv Klan