Mjekja shqiptare: Po qarkullon edhe një tjetër variant

Afro 99 % e infektimeve me Covid në Britaninë e Madhe i përkasin variantit Delta.

Mjekja në Londër, Mirela Hasanaj thotë se mes të infektuarve afro 3500 raste janë të shtruar në spital dhe mbi 58 % e tyre nuk janë vaksinuar.

“Afërsisht 34 mijë të infektuar në Britani. Ku 3296 raste janë të hospitalizuara, ku 58 % zënë rastet të pavaksinuar, 26 % zënë rastet që kanë bërë të dyja dozat e vaksinës. Këto janë të dhëna të publikuara vetëm për variantin Delta”.

Javën e fundit në Britani po qarkullon edhe një tjetër variant i ri i identifikuar tek qytetarët që kanë lëvizur jashte kufijve.

“16 raste janë me një tjetër variant të ri të zbuluar dhe shumica e këtyre rasteve kanë qenë qytetarë të ardhur nga udhëtime të ndryshme”.

Përsa i përket situatës në Shqipëri, mjekja Mirela Hasanaj thotë se shqetësim është zbatimi i masave dhe mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, ndërsa si armë të vetme sheh vaksinimin.

“Në Shqipëri duhet të respektohen masat si mbajtja e maskave ne transport dhe në ambiente publike dhe në spitale, duhet të vijojë procesi i vaksinimit”.

E teksa Britania i është rikthyer pothuasje normalitetit të plotë, rritja e shifrave të infektimeve rrezikon për një tjetër lockdowan në Shtator.

Tv Klan