Mjeku shqiptar: Delta po infekton më shumë të pavaksinuarit

Ulja e numrit të të vaksinuarve dhe qarkullimi i variantit Delta sollën rritje të numrit të infektimeve dhe viktimave në Britani. Mjeku Adrin Fandi  thotë se tashmë është vënë re që janë infektuar më shumë personat e pavaksinuar.

“Varianti Delta është dominat në Angli. Natyrisht rritja e numrit të vaksinimeve dhe ulja e numrit të vaksinimit në periudhën e dytë të këtij viti, e bëri qeverinë britanike që të hap dyert. Dhe ata që nuk janë vaksinuar janë infektuar nga virusi. Ka të vaksinuar të infektuar, por janë infektuar kur kanë patur nivel të ulët antitrupash.

Sipas mjekut shqiptar, Adrian Fandi, ajo që është vënë re në Britani është fakti që të vaksinuarit po e kalojnë me lehtë infektimin nga Delta.

“Të vaksinuarit nuk e kalojnë shumë rëndë se sa të pavaksinuarit. Sot kisha dy pacientë që kishin bërë dozën e parë, por nuk kanë shenja shumë të forta. Kanë kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Është vënë re një trend ai në klinikën e përditshëm dhe në spital, që njerëzit e vaksinuar nuk përfundojnë në reanimacion apo kanë nevojë për ventilim.”

Sipas specialistëve, vjeshta dhe dimri do të jenë periudha të vështira për popullatën nëse ata nuk vaksinohen.

“Kjo gjë po të ndodhte në vjeshtë dimër do ishte shumë e rëndë sepse përveç Covid janë edhe sëmundjet e tjera respiratore”

Tashmë edhe të vaksinuarit në Angli që nuk kanë krijuar antitrupa po kryejnë një dozë të tretë vaksine, pavarësisht protokolleve të vendosura.

Tv Klan