Drejtuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se në rast të fitores së opozitës në zgjedhjet e 25 Prillit, përgjegjësia dhe angazhimi në qeverisjen e re do të bëhet në proporcion me rezultatin.

Një nga pikat kryesore është një diskutim lidhur me ndarjen e një qeverie të ardhshme, çfarë pozicioni do keni ju dhe në çfarë pozicioni e shihni, në rast se fitoni, koalicionin me PD?

“Ne kemi një marrëveshje të dakordësuar me 1 Mars, që janë 13 prioritete. Prioritetet janë 13 pika që kanë të bëjnë për sa i përket problematikave programore dhe angazhimeve të secilit, por themi formacion politik. Kemi vendosur në bazë të rezultatit, në proporcion të rezultatit është edhe përgjegjësia dhe angazhimi në qeverisje.  Një nga pikat kryesore është check and balance, pra kontroll dhe balancë, një nga gjërat që duhet të jetë, për arsye sepse sot nuk është më çështja për të pasur karrige ministrore dhe emra që janë kukulla, qoftë të kryetarëve të partive, apo qoftë partive politike apo individëve, por bëhet fjalë për pasur një strukturë qeverisëse drejtuese, qeverisje për të çuar Shqipërinë të sigurt drejt BE”./tvklan.al