Edhe 3 ditë na ndajnë nga hyrja e monedhës europiane euro. Fillimi i Janarit do të hedh në treg këtë monedhë zyrtare të 12 vendeve europiane. Banka Shqipërisë dhe këmbimet valutore kanë hasur rritje të klientëve.

Shumica kanë nisur t’i depozitojnë paratë e tyre në nënfishat e euros. Edhe çeqet e firmosura më parë do të këmbehen me euro. Sportelet këtë fundviti kanë qenë plotë, por nuk duhet të ketë frikë se pas kalimit të datës 31 Dhjetor 2001, këto para do të mbeten.

Të gjitha monedhat e deri tanishme të vendeve të BE do të vazhdojnë të ruajnë vlerën e tyre ligjore edhe për disa kohë. Tregut do t’i qëndrojë dollari amerikan. Monedhat aktuale që përdoren në Europë, pritet të dalin nga qarkullimi në muajin e dytë të vitit 2002 të cilat nuk do të mund të përdoren për të kryer pagesa./tvklan.al