Në 30 minuta sfidë, konkurrentet e emisionit më të ri në Tv Klan,“Sfida e Gatimit”, ju sjell dy receta, të cilat mund t’i përgatisni sot në shtëpitë tuaja.

Në bashkëpunim me dy shefat Alfio Rrotani dhe Indrit Çela konkurrentet Brisilda dhe Rezarta me një buxhet të përballueshëm sjellin receta të shëndetshme dhe shumë të shijshme.

https://youtu.be/ru12Cmiqi1Y?t=15s

“Gjithsecili nga ju mund të jetë pjesë e emisionit dhe me një buxhet prej 5 mjië lekësh të vjetra mund sfidojë kundërshtarin në emision”,

tha Alfio.

Rezarta dhe Indriti kishin zgjedhur të përgatisin sot krem lulelakre me chipsa preshi dhe patateje. Ndërkohë që Brisilda dhe Alfio përgatitën bërxollë derri zgare me kus kus.

Pasi përgatitën recetat ishte gjyshe Nadia, e cila i shijoi e para dhe zgjodhi si më të mirë recetën e Brisildës, e cila do të jetë sërish nesër pjesë e emisionit për sfidën e radhës.

/tvklan.al