“Nuk e di nëse do të performoj më përsëri”

Dikur konsiderohej si princesha e muzikës pop, por e ardhmja e Britney Spears është në pikëpyetje. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video të shkurtër ku u është përgjigjur pyetjeve të bëra nga fansat e saj.

“A jam gati të ngjitem sërish në skenë? Nuk ja kam idenë. Jam në një periudhë tranzicioni në jetën time dhe po kënaqem”, është përgjigjur këngëtarja.

Komentet e saj vinë pas kërkesave të përsëritura nga fansat nëse ajo është mirë nga ana shëndetësore. Një pjesë e tyre kanë aluduar se ajo po mbahet peng nga familja kundër vullnetit të saj dhe se po dërgon mesazhe të fshehta për ndihmë përmes postimeve të saj të shumta në Instagram.

Britney nuk ka patur një kontroll të plotë të jetës së saj për shkak të problemeve me shëndetin mendor dhe ka qenë babai i saj i cili është kujdesur në lidhje me financat, shëndetin, marrëveshjet e biznesit dhe jetën personale.

Këngëtarja momentalisht  është në një betejë ligjore me babain. Ajo u vu në qendër të vëmendjes për shkak të një dokumentari ku u zbuluan detaje nga jeta e saj.

Tv Klan