Në e-Albania, leje edhe për qejf



Në e-Albania, leje edhe për qejf

15:39 21/11/2020

Pranon aplikime edhe për “kafe në bllok”

Për të pirë një kafe si kjo në bllok pas orës 22:00 të darkës nuk është aspak një mision i pamundur. Të paktën ky është prentendimi që na ka ardhur ne në redaksinë e Tv Klan.

Habia është mëse e justifikuar pasi me vendosjen e karantinës nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit çdo lëvizje duhet të jetë vetëm për arsye të forta dhe emergjente.

Është kjo që rekomandohet edhe në portalin e-Albania! Po sa e vërtetë është që gjithkush mund të marrë leje për arsye nga më të ndryshmet?! Le ta provojmë!

“Leje për të pirë një kafe në bllok. Kafet jane te mbyllura, dhe blloku përbente një zonë të ndaluar jo vetëm tani, por edhe para kufizimeve”.

Leja u miratua nga e – Albania, kështu që edhe për një xhiro në bllok apo kudo tjetër askush nuk të ndalon dot. Sigurisht kafja duhet marrë me vete.

Ndryshe nga vala e parë e Covid, ku nga e-Albania vështirë se mund të lëshohej ndonjë leje për të lëvizur, tani, edhe pse shifrat e të infektuarve rriten çdo ditë, në vend që lëvizjet të kontrolloheshin më tepër, portali të lejon të dalësh edhe “për qejf” apo për të takuar dikë.

Tv Klan





Të ngjashme