Një sarkofag misterioz i zbuluar në Egjipt dy javë më parë është hapur nga arkeologët. Lajmi është bërë i ditur nga  Ministrisë egjiptiane e Antikiteteve, sipas të cilës në sarkofag janë zbuluar tre skelete dhe copa akulli me aromë shumë të keqe.

Ujërat e zeza me ngjyra të kuqërremtë brenda varrit masiv 2,000 –vjeçar që peshonin 27 ton, dolën mbi sipërfaqe dhe kishin një aromë shumë të pakëndshme gjë që solli ndërprerjen e punimeve të para.

 “Ne kemi gjetur skeletet e tre personave, në atë që duket si varrim familjar”

, tha Mostafa Ëaziri, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikiteteve, sipas BBC.

“Për fat të keq mumjet brenda nuk ishin në gjendjen më të mirë të mundshme dhe kishin mbetur vetëm eshtrat”.

Sipas BBC struktura e sarkofagut është e llojit më të madh të gjetur ndonjëherë, pothuajse 2 metra e lartë dhe 3 metra i gjatë. Varri besohet se daton në periudhën e hershme Ptolemaike, e cila filloi në vitin 323 p.e.s pas vdekjes së Aleksandrit të Madh.

Sipas Ministrisë së Antikiteteve, të tre skeletet brenda sarkofagut mund të kenë qenë ushtarë. Një kafkë e plasaritur thuhet se tregon një gjuajtje me shigjetë.

Duke iu drejtuar shqetësimeve se shqyrtimi i varrit mund të lëshojë një mallkim të Faraonit, Ëaziri tha: “Ne e kemi hapur atë dhe… falë Zotit, bota nuk ra në errësirë”.

 “Unë kam qenë i pari që kam futur gjithë kokën brenda sarkofagut…dhe po qëndroj para jush, jam mirë”

, shtoi ai.

Skeletet do të transferohen në Muzeun Kombëtar të Aleksandrisë për restaurim dhe studim të mëtejshëm./tvklan.al