Presidenti i kërkon Merkelit të drejtojë Gjermaninë deri në formimin e qeverisë së re

“Në emër të popullit tonë ju falenderoj dhe ju uroj gjithë të mirat në të ardhmen”. Me këtë frazë, Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier i ka dorëzuar zyrtarisht dekretin e lirimit nga detyra Kancelares Angela Merkel pasi nisi punimet parlamenti i ri. Steinmeier, i kërkoi zonjës Merkel të qëndronte në detyrë deri në betimin e qeverisë së re.

 “Në emër të popullit tonë ju falënderoj dhe ju uroj gjithë të mirat në të ardhmen sepse ju keni qene një “figurë përcaktuese në historinë gjermane”. Gjatë 16 viteve në detyrë vendi përjetoi shumë kriza, po ju keni fituar besimin e publikut dhe në të njëjtën kohë vlerësimin, respektin dhe madje edhe simpatinë ndërkombëtare për Gjermaninë”.

Steinmeier tha se pandemia e koronavirusit paraqiti sfidë të madhe për qeverinë. Si sfidë e dytë e madhe, Presidenti Federal vuri në dukje polarizimin në shoqëri. Në përgjithësi, demokracia kërkon “një ekuilibër të vazhdueshëm interesash”. Por ruajtja e ekuilibrit në këto kohë ishte veçanërisht e vështirë, tha Steinmeier.

Qeveria e Merkel do të funksionojë normalisht, me të gjitha përgjegjësitë, për të dorëzuar faturat, qoftë edhe buxhetin. Steinmeier vlerësoi guximin e Merkelit, “në kohën kur refugjatët nga Siria kërkonin mbrojtje nga ne, për të marrë përgjegjësinë” dhe rolin e saj si “ndërmjetëse” në Bashkimin Evropian. Partitë e përfshira në formimin e qeverisë, Social Demokratët (SPD), të Gjelbërit, Liberalët (FDP), kanë deklaruar që atëherë se dëshirojnë t’i kenë përfunduar bisedimet e tyre deri në dhjetor.

Klan News