Një krim i rëndë në familje tronditi qytetin e Vlorës. Ky është Teodor Lera, i cili mbyti gruan e tij Eva Lera, që shihni në foto, pas një sherri dhe më tej tentoi të vrasë veten, duke prerë damarët. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së mërkurës në banesën e çiftit.

Fqinjët tregojnë se 57-vjeçari prej kohësh keqtrajtonte bashkëshorten. Një vit më parë ai i kishte çarë kokën pas një zënke 45-vjeçares. Për këtë ngjarje Teodor Lera është arrestuar nga policia, por më pas është hetuar në gjendje të lirë.

Çifti Lera janë prindër të tre fëmijëve dhe në momentin kur ndodhi krimi ndodheshin vetëm në shtëpi. Dy nga fëmijët janë emigrantë në Angli dhe Amerikë, ndërsa vajza e vogël është studente në Tiranë.

Tv Klan