Në Farkë vijon rindërtimi i banesave të dëmtuara



Në Farkë vijon rindërtimi i banesave të dëmtuara

16:26 03/03/2021

Veliaj: Ndërtimi i të gjitha banesave, vetëm çështje kohe

Teksa u dorëzoi çelësat e banesave të reja, dy familjeve të cilat kishin pësuar dëme nga tërmeti i 26 Nëntorit, Kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se do të ndërtohen të gjitha banesat që janë klasifikuar DS4 dhe DS5 nga ekspertët.

“Dua të garantoj të gjithë të tjerët që pyesin “kur do vijë radha jonë?”: Do bëhen të gjitha shtëpitë! Ka filluar lagja “5 Maji”, ku po ngrihen pallatet e para. Sapo filloi edhe Kombinati. Këshilli Bashkiak dha javën e kaluar 200 kontrata për apartamentet në Kombinat, këtë javë 140 të tjera. Do vazhdojmë çdo javë, derisa të gjithë të marrin edhe kontratat e porosisë”, tha Veliaj.

Në Njësinë Farkë, nga 157 shtëpi që kanë përfituar nga programi i rindërtimit deri më tani kanë përfunduar në total rreth 110 banesa individuale, ndërsa 20 të tjera janë në rindërtim.

TV Klan







Të ngjashme