Zbulohet partneri i Jennifer Lopez në filmin e ri

Zbulohet partneri i Jennifer Lopez në filmin e ri

14:03 04/10/2019

Jennifer Lopez arriti një sukses të madh në filmin “Hustlers”, pavarësisht kritikave të marra për zhveshjen e saj në rolin e Ramonës. Por, ajo nuk ndalet sepse ka nisur xhirimet e filmit më të ri “Marry Me”.

Bëhet fjalë për një film romantik, ku Lopez do të marr pjesë dhe xhirimet e të cilit po zhvillohen në Manhatan.

Jennifer u fotografua në “NBC Studios” me yllin, John Bradley dhe tregoi linjat e saj perfekte teksa mbante veshur një fustan me ngjyrë të kuqe, kombinuar dhe me taka të po së njëjtës ngjyrë.

Përkrah Lopez, në rolin e të fejuarit të saj do të jetë edhe këngëtari i famshëm kolumbian, Maluma. Ky film me protagoniste kryesore, Jennifer pritet të lansohet në vitin 2020./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT