Leposaviqi është qytet me 17 mijë banorë. Shumë e përmendin në çdo variant se mund të bëhet pjesë e Serbisë. Negociatat për fatin e tyre i presin edhe këtu. Në këtë pronë jeton familja Veçkoviç. Një ditë e zakonshme e punëve të shtëpisë për të kaluar të ftohtin që shkon e kthehet.

I biri i familjes është Gorani, 42-vjeçari që ka vendosur të rrijë këtu. Drejton dy punë për të mbijetuar. Njëra është një dyqan peshku. Punon edhe me shqiptarët në tregti. Gatuan kryesisht për festat ortodokse, ahengjet e morte peshk nga liqeni i Gazivodës dhe nga Serbia si dhe supa me porosi .

“Mund të jetojmë një jetë mesatare me këtë punë. Punojmë unë dhe gruaja dhe kemi edhe dy kamarier dhe punojmë shumë për t’ia dalë. Kam fëmijët këtu dhe djali dëshiron të shkojë në Serbi të mësojë për kuzhinier”.

Biznesi është i mirë, por jo edhe i sigurt. Në Kosovë apo Serbi, kur pyetet për zgjidhjen, problem thotë është politika.

“Politika është përzier në gjithçka dhe unë planifikoj që fëmijët t’i largoj pasi nuk kanë të ardhme këtu”.

Një të ardhme të munguar e tregon edhe zona industriale. Dikur këtu kishte prodhim, tani aty shëtisin qentë si nëpër një ekspozitë të ndryshkur. Investimet në këtë gjendje nuk janë të mundura.

Flamujt natyrisht nuk mungojnë as këtu. Trengjyrshja e Serbisë tregon simbolikisht se kush e ka kontrollin. Institucionet e Kosovës këtu kanë shtrirje vetëm aq sa u duhen banorëve që në mendje janë në Serbi. Pak shqiptarë jetojnë këtu. Ivan Vuçkoviç është gazetar dhe raporton edhe për televizionin e Kosovës që këtu nuk ka valë. Pak thotë se serbët i besojnë shtetit të Kosovës.

“Shumë njerëz punojnë në sistemin e Kosovës, kështu funksionon dhe bashkia. Por, njerëzit nuk varen pasi mbi 60 për qind nuk kanë qenë kurrë në jug”.

Sanja Sovirliç është sociologe me profesion. I takon një gjenerate të re dhe shkruan si gazetare në faqen e saj “bota bardh e zi”. Në lokalin e natës ka pak njerëz dhe rinia ka një realitet brenda dhe një jashtë. Bota e Sanjës megjithatë nuk është pa ngjyra.

“Njerëzit nga këtu jo vetëm për shkak të politikës duan të ikin në Serbi të punojnë ose jashtë. Unë këtu e kam punën, por nuk e imagjinoj të rri gjatë”.

Nga e shkuara kanë fotografitë e vjetra, nga e tashmja frikën, nga e ardhmja vetëm shpresa.

Tv Klan