Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka paralajmëruar se në mbrëmje do të flas për kandidatët që nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhje pasi sipas kanë probleme me ligjin.

Në një deklaratë nga Durrësi, Kim u shpreh se lidhur me deklaratat e saj për moskandidimin e disa individëve do të ketë reja, pasi ajo është duke punuar me këtë çështje.

Jam ende duke biseuar për një çështje që është shumë e rëndësishme, nga fundi i ditës do të them diçka”, tha Kim.

Po ashtu ambasadorja ka kërkuar edhe njëherë që shqiptarët të votojnë emera të pastër, pasi sipas saj populli shqiptar meriton më shumë dhe kjo nuk është një dëshirë e SHBA.

Ndërkohë e pyetur për koncensionin e portit të Durrësit tha se nuk mundtë jepte asnjë mendim pasi nuk ka informacione shteruese për çështjen./tvklan.al