Prishtina e Shkupi zgjidhin mosmarrëveshjet tregtare

Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë pajtuar që deri në fund të javës do t’i heqin barrierat tregtare ndërmjet të dyja vendeve.

Premtimi u bë pas takimit që zhvilluan ministri në detyrë i Tregtisë, Endrit Shala, me Ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

Dy ministrat u pajtuan që fillimisht të zgjidhen problemet e programit të monitorimit aktiv.

Endrit Shala, Ministër në detyrë i Tregtisë: Agjencioni ynë i Veterinës deri të premten do të sigurojë atë të Maqedonisë për programin e monitorimit aktiv me qëllim që AUVK në Maqedoni ta ketë më të lehtë që pastaj atë produkt ta tregtojë në BE. AUVK në Maqedoni gjatë kësaj jave pritet ta heqë barrierën ndaj Kosovën, por në momentit kur dy palët i përfundojnë këto atëherë do ta eliminojnë masën e vendosur nga ne si MTI.

Ministri Bekteshi, tha se masa nuk është ndërmarrë vetëm për Kosovën, por për të gjitha shtetet që nuk e zbatojnë programin e monitorimit aktiv sa i përket produkteve të peshkut.

Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut: Në momentin që AUV nga Kosova dëshmon që do fillojë me implementimin e programeve atëherë ne do të lejojmë importin e këtyre produkteve në vendin tonë. Bashkëpunimi për ne është në interes të zhvillohet dhe thellohet.

Tv Klan