Ju ka marrë malli për një lojë klasike snake? Epo së shpejti do mundeni ta luani në versionin e ri të celularit Nokia 3310.

Mendohet se modeli i këtij telefoni shumë rezistent do të paraqitet në një nga konferencat më të mëdha të industrisë së telefonave.

Me konkurrencën e ashpër nga iOS dhe Android, firma iu shit në vitin 2014 Microsoft duke bërë që të përqendrohet në pajisjet e rrjetit celular.

Por kompania finlandeze me nxjerrjen e këtij modeli të fundit, mund të jetë duke shpresuar që celulari i saj i ri të konkurrojë me smartphone-t e teknologjisë së lartë të Apple dhe Samsung./tvklan.al