Ahmetaj: 140 shtëpi do të ngrihen nga themelet

Fundi i Shtatorit është afati që qeveria vendos për nisjen e ndërtimit të pallateve të reja për të pastrehët e 26 Nëntorit në Bashkinë e Kavajës.

“Për 6 javë Ademi dhe familja e tij do të futen në shtëpi, ashtu siç kemi premtuar për mbi 3400 familje”, u shpreh Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj.

Vetëm në zonën e Golemit do të ndërtohen 19 njësi individuale të dëmtuara, ndërsa e gjithë Bashkia e Kavajës ka të listuara 140 shtëpi, të cilat do të rindërtohen nga themelet.

Tv Klan