Meteorologët: Do të kemi ulje të temperaturave me -5 gradë Celsius, por nuk parashikohen reshje shiu

Këtë fundjavë do të përjetojmë dimrin e vërtetë, pasi temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme si në vlerat minimale dhe ato maksimale.

Kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit me të paktën 5 gradë Celsius duke bërë që vlerat minimale në zonat malore të regjistrojnë edhe minus 5 gradë Celsius ditën e dielë, ndërsa maksimumet pritet që në ultësirën perëndimore t’i kemi ditën e shtunë në vlerën 12 gradë Celsius, ndërsa ditën e dielë rreth vlerës 13 gradë Celsius. Pra kjo fundjavë jo vetëm për territorin Shqiptarë, por edhe për një pjesë të mirë të rajonit të Ballkanit parashikohet të sjellë dimrin e vërtetë. Do të kemi prezencë të reshjeve të borës, por po ashtu edhe temperatura që zbresin në vlera negative.”

Meteorologët parashikojnë se moti do jetë i qëndrueshëm.

Dita e shtunë deri në orët e mesditës pritet që të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here do të krijojnë mundësira për reshje të izoluara shiu në sasira më të pakta se ato që kemi përjetuar. Më të fokusuara mbeten në zonat lindore. Duke filluar orët e pasdites të së shtunës dhe të mbrëmjes, kemi përmirësim gradual të kushteve të motit duke bërë që ditën e dielë të kemi dominim të motit të qëndrueshëm. Do të kemi alternime me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave.”

Sipas sinoptikanëve edhe paramateri i erës do të jetë shqetësues gjatë fundjavës, duke sjellë problematika në lundrimin detar sidomos të mjeteve të vogla lundruese.

Klan News